Smarter solutions for a brighter future
Si udhëheqës në industrinë tonë, jemi të angazhuar për t’ju ofruar zgjidhjet më të mira. Ekipi ynë i përkushtuar i profesionistëve kombinon teknologjitë e fundit, hulumtimin e kujdesshëm dhe njohuritë e thella të nevojave tuaja unike për të ofruar zgjidhje të efektshme, inteligjente dhe transformuese.
Sisteme Parkimi
Sistemi yne per automatizimin e proceseve te punes dhe gjenerimit te te ardhurave nga parkimet eshte Skidata. Nje emer i rendesishem ne fushen e menaxhimit te ambjenteve te parkimit. Skidata, me nje eksperience 45 vjecare ne fushen e automatizimit te sistemeve te parkimit dhe me me shume se 12 mije instalime ne gjithe boten, ofron zgjidhje per cdo kerkese qe mund te kete nje ambjent parkimi, duke nisur nga parkimi me i vogel deri ne sisteme te medha dhe me kerkesa te nderlikuara ne menaxhim. Kjo, fale software modular qe ploteson nevojat te ndryshme per tipologji te ndryshme parkimesh. Produkti eshte i sigurte, jetegjate dhe i besueshem.
Segmentet se ku sistemet Skidata gjejne zbatim jane disa
Aeroporte;
Qendra Tregtare;
Operator parkimi;
Rezidenca banimi;
Qendra spitalore;
Hoteleri;
Parkime qyteti etj.
Opsionet qe Skidata ofron per menaxhimin e ambjenteve te parkimit perfshijne :
Zgjidhja “ticket-based” e cila ofrohet me ane te pajisjeve te besueshme dhe jetegjata per hyrje/dalje qe funksionojne me ane te printimit te biletave fizike;
Zgjidhja “ticketless” e cila ofrohet nepermjet sistemit te kamerave LPR. Kjo zgjidhje e kthen parkimin tuaj ne nje biznes qe respekton mjedisin duke shmangur perdorimin e biletave fizike. Hyrja kryhet me ane te leximit te targes se automjeteve ne hyrje/dalje;
Menyra pagesash te ndryshme. Me operator ose me ane te makinerive te pagesave automatike te cilat pranojne pagese ne monedha, kartemonedha, Debit/Credit Card dhe kthejne kusurin ne monedha apo kartemonedha;
Karikues per automjetet elektrike te integruar plotesisht me sistemin e parkimit. Me ane te biletes, kartes RFID apo targes se automjetit, klientet karikojne makinen dhe paguajne tarifen e parkimit dhe karikimit ne nje fature te vetme.
.
Avantazhet e zgjidhjes Skidata per menaxhimin e parkimit
Software modular per permbushjen e nevojave te parkimeve te tipologjive dhe madhesive te ndryshme; Pajisje aksesi te sigurta qe kane kosto te uleta mirembajtje dhe jetegjatesi; Opsione te ndryshme pagesash per te permbushur kerkesat per cdo klient tuajin; Siguri e larte ne menaxhimin e te dhenave dhe te te ardhurave; Transparence e plote me klientin; Raportime te ndryshme te cilat sherbejne per menaxhimin e perditshem te parkimit, por edhe per marrjen e vendimeve te ndryshme per rritjen e biznesit.
Karikues per automjete elektrike
Zgjidhja jone per karikimin e mjeteve elektrike eshte e bazuar ne produktet dhe programin e kompanise lider ne Europe me baze ne Spanje, Circontrol. Kompania Circontrol, pionere ne fushen e karikuesve elektrik, ka nxjerr ne treg karikuesin e pare me teknologjine e karikimit AC ne vitin e larget 2008. Nder vite gama e karikuesve elektrik eshte bere e larmishme dhe sot ne ofrojme zgjidhje per karikimin ne AC & DC. Pra, karikues normal dhe karikues te shpejte.
Karikuesit AC perfshijne modelet :
"Wallbox" me fuqi nga 7.4 kwh deri ne 22 kwh;
“Post eVolve” me fuqi maksimale deri në 22 kWh, me 2 dalje për karikim të njëkohësishëm të 2 mjeteve elektrike.
.
Karikuesit DC perfshijne modelet:
- “Raption 50”, karikues DC me fuqi karikimi maksimalisht 50 kWh, me dalje CCS2. Ky variant mund të shoqërohet me një dalje AC për karikim të njëkohësishëm të 2 mjeteve, ku 1 makinë karikohet në DC me 50 kWh, dhe tjetra në AC, me maksimumi 22 kWh;
- “Raption 100”, karikues DC me fuqi karikimi maksimalisht 100 kWh me dalje CCS2. Ky variant mund të shoqërohet me një dalje AC për karikim të njëkohësishëm të 2 makinave, ku 1 karikohet në DC me 100 kwh, dhe tjetra në AC me maksimumi 22 kwh;
- “Raption 150”, karikues DC me fuqi karikimi maksimalisht 150 kWh me dalje CCS2. Ky variant mund të ketë 2 dalje CCS2 për karikim të njëkohësishëm të 2 makinave elektrike në teknologjinë DC.
- “Raption 350”, karikues DC me fuqi karikimi maksimalisht 350 kWh. .
Jetegjatesia:
- Jetëgjatësi e baterisë nga përdorimi i karikuesve të certifikuar sipas termave gjermane të kalibrimit dhe certifikimit të këtyre pajisjeve, “German Eichrecht Calibration Law Compliance Certification”.
- Menaxhimi i qendërzuar i të gjithë flotës tuaj të karikuesve elektrikë, pavarësisht vendndodhjes, nëpërmjet softuerit “Cosmos Platform”. Me anë të këtij softueri ju mund të gjeneroni raporte mbi statusin e pajisjeve, alarme të mundshme, konsumin total për periudha të ndryshme, dhënie aksesi apo heqje aksesi, dhe kjo vetëm me anë të një aksesi në internet.
Menaxhim sa më optimal i energjisë totale që godina/zyra/shtëpia juaj kërkon. Kjo zgjidhje realizohet me anë të programit DLM, i cili mundëson karikimin e mjetit tuaj elektrik, por pa ndikuar në performancën e pajisjeve të tjera që ju keni në përdorim.
.
Sisteme akses-kontrolli
Sistem akses-kontrolli & menaxhim i kohës së punës
Zgjidhja e ofruar nga kompania Zucchetti Group për akses-kontroll dhe menaxhim të kohës së punës për stafin, është mjeti ideal për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për punonjësit dhe lëvizjet e tyre gjatë orarit të punës.
Kjo zgjidhje përshtatet për:
- Ndërmarrje të çdo lloj madhësie apo strukture;
- Institucione publike;
- Spitale;
- Institucione arsimore;
- Hoteleri;
Avantazhet:
- Integrimi i plotë i akses-kontrollit me matjen e kohës së punës për stafin;
- Kontroll në kohë reale i të dhënave mbi prezencën në punë për pjesëmarrjen/mungesën e punonjësve;
- Numërim automatik i orëve teorike dhe praktike të punës brenda ambjentit të zyrës;
- Skedulim i turneve;
- Përcaktim i hierarkisë të kompanisë apo kompanive të ndara sipas departamenteve dhe pozicioneve;
- Mbajtja e databazës me të dhënat e secilit punonjës;
- Raportime në kohë reale për anomali mbi frekuentimin e punës;
- Import/eksport i të dhënave për përdorim nga sisteme të treta;
- Gjenerim raportesh për t’u lidhur me sistemin e pagave;
- Raporte të personalizuara;
Menaxhimi i qendrave multifunksionale
Program për menaxhimin e Qendrave të Fitnesit, Palestrave, SPA-ve, Pishinave, Aqua Parks.
Gymgest është zgjidhja e duhur për të menaxhuar ambjentin tuaj të Pishinës, Palestrës, SPA-së, Aqua Park-ut, apo edhe qendrën tuaj multifunksionale.
Programi Gymgest është modular, duke mundësuar implementimin nga ambjentet më të vogla dhe me nevoja modeste, deri në ambjente multifunksionale me numër të lartë pjesëmarrësish, kërkesash dhe shërbimesh të ofruara.
Cfare ky program ofron :
- Menaxhimin e akses-kontrollit për abonentët, vizitorët, stafin, etj;
- Menaxhimin e abonimeve të ndara sipas orareve, vizitave dhe kohëzgjatjes;
- Shitjen e produkteve dhe magazinimin e tyre direkt nga programi;
- Menaxhimin e akses-kontrollit në dollapët e ruajtjes së sendeve personale;
- Menaxhimin automatik të kohëzgjatjes së përdorimit të dusheve apo tharëses së flokëve;
- CRM;
- Dërgimin automatik të mesazheve/email-eve për klientët aktivë, klientët joaktivë, oferta promocionale;
- Ofrimin e shërbimeve teke;
- Krijimin e klasave specifike ku klientët duhet të para-regjistrohen;
- Rezervimin e orareve për shërbime të caktuara si: SPA, masazh, etj.
- Mbajtjen e kartelave mjekësore për klientët e qendrës suaj;
- Kthimin e kartës apo byzylykut “RFID” në një kartë krediti, me para apo paspagesë;
- Menaxhimin e shezlongëve apo produkteve të ofruara me qera ditore.
Sinjalistike inteligjente parkimi
TETRA vazhdon të mbetet unike në sistemet më inovative për ambjentet e parkimit që ofron. Nëpërmjet bashkëpunimit me kompaninë Circontrol, ne kemi sjellë në Shqipëri sistemin “Parking Guidance System”. Ky është një nga sistemet më mbresëlënës dhe afatgjatë në treg për udhëzimim e hapsirës së parkimit. Integruar në platformën “CirPark”, ai bëhet një mjet i fuqishëm i menaxhimit që optimizon trafikun në parkingjet e makinave dhe siguron kënaqësinë e përdoruesit, duke u dhënë atyre informacionin që u nevojitet kur kanë nevojë për të. Kjo platformë unike parkimi ofron:
Sistemi i numerimit:
Sistem numërimi i vendeve të lira në hyrjen kryesore të parkimit, apo edhe ndarjen në zona të ambjentit të parkimit. Kjo do të lehtësojë trafikun e krijuar dhe do të drejtojë përdoruesit drejt zonave me vende të lira për të parkuar në kohën më të shpejtë të mundshme.
Sistemi i Orientimit:
Sistemi i Orientimit me sinjalistiken LED mundëson që përdoruesit të ndjekin ngjyrën e gjelbër që nënkupton një vend të lirë për të parkuar. Kjo është mënyra se si funksionojnë sensorët e zgjidhjes “Parking Guidance System”. Nëpërmjet modelit të ngjyrave RGB (red, green, blue), sensorët i tregojnë përdoruesve se cilat vende janë të zëna dhe cilat vende janë të lira për të parkuar mjetin duke ulur trafikun në ambjentin tuaj të parkimit dhe shkurtuar me më shumë se 60% kohën që i duhet një përdoruesi të parkojë makinën.
Zbatimi ne projekte
Tetra plotëson nevojat per nje akses kontroll te sigurte, te kontrolluar dhe te besueshem ne ambjente ku siguria kerkohet te jete teper e larte.
Ne kemi zbatuar me sukses zgjidhje te tilla ne :
Stadiumi Air Albania,
Stadiumi Loro Borici,
Stadiumi Elbasan Arena,
Stadiumi Selman Stermasi,
Akses kontroll ne Autoriteti Portual Durres.
Nëse ju duhet qe të menaxhoni evente me një numër të madh vizitorësh, për shembull evente me një numër të madh hyrjesh, me zonat VIP, zonat e mysafirëve dhe hyrjet për personat me aftësi të kufizuara, siguria e pjesëmarësve dhe ambjenteve fillon që në hyrje.
Për disa vite tani kemi fokusuar vëmendjen tonë për studimin dhe zgjidhjen e problemeve lidhur me kontrollin e hyrjes dhe sigurinë ne eventet sportive, kulturore apo edhe ambjenteve me akses te kufizuar. Qoftë një stadium, një teatër, nje ambjent me akses te kufizuar, operatori duhet të mbajë shumë gjëra nën kontroll.
Kete zgjidhje ne e kemi bazuar ne kompanine lider nderkombetar ne fushen e pajisjeve te sigurise, Gunnebo.
Gunnebo
Grupi Gunnebo eshte nje lider nderkombetar ne ofrimin e produkteve, zgjidhjeve dhe sherbimeve te sigurise. I specializuar ne zgjidhje per siguri ne akses, siguri elektronike.
Zyrat qendrore te kompanise Gunnebo ndodhen ne Suedi. Gunnebo si ofrues nderkombetar ka zyra perfaqesimi ne me shume se 28 shtete, 10 fabrika prodhimi si edhe numeron 5,200 punonjes ne gjithe globin.
Pajisjet e sigurise qe kompania jone mbulon me ane te partneritetit me kompanine Gunnebo jane :
Full Height Turnstiles per perdorim ne ambjente ku siguria kerkohet te jete e larte si ne stadiume, ambjente ushtarake, zyra shteterore, banka etj.. Kliko ketu per te shkarkuar katalogun. SpeedStiles per perdorim ne hyrje/dalje ne ambjente zyrash, porte, aeroporte, metro etj. Kliko ketu per te shkarkuar katalogun. Tripods per perdorim ne hyrje/dalje ne ambjente zyrash etj. Kliko ketu per te shkarkuar katalogun.