SMART · SECURE · GREEN
Historia jonë
Rrugëtimi ynë ka nisur në vitin 2007, e themeluar si një kompani me një vizion të qartë në ofrimin e zgjidhjeve në fushën e teknologjisë së informacionit për biznese të vogla, të mesme dhe korporata. Falë eksperiencës dhe menaxhimit të sukseshëm, këto 16 vite kanë qënë një histori suksesi, bazuar kjo në standartet e larta të vendosura nga kompania mëmë e grupit, CCS, e cila operon qysh prej vitit 1993 në tregun shqiptar.
TETRA lindi nga nevoja për të mbuluar atë pjesë të shërbimeve dhe zgjidhjeve që i mungonte tregut shqiptar, si zgjidhje inteligjente në fushën e sistemeve të akses-kontrollit për mjete dhe njerëz, zgjidhje për karikimin e automjeteve elektrike dhe fushën e automatizimit të proceseve të biznesit.
Kompania jonë sot është prezente me 3 vendndodhje të ndryshme, me zyrat qendrore ne qytetin e Tiranës, zyra jonë ne qytetin e Durrësit dhe së fundmi me zyrën tonë të re në qytetin e Prishtinës për të ofruar eksperiencën dhe ekspertizën tonë edhe në tregun kosovar.
MISIONI
Falë teknologjisë inovative, produkteve cilësore dhe suportit profesional, t’i ofrojmë biznesit lehtësi në menaxhimin e proceseve të punës, siguri të lartë, efiçencë dhe optimizim të kostove operacionale.
Me anë të zgjidhjeve tona “GREEN”, ne jemi të përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit.
VIZIONI
T’i ofrojmë biznesit në Shqipëri dhe Kosovë zgjidhje teknologjke bashkëkohore në funksion të rritjes së sigurisë dhe shfrytëzimit maksimal të potencialit. Kjo sipas standardeve më të larta të ofruara nga eksperienca e partnerëve tanë evropian.
VLERAT
Vlerat që na shoqërojnë në rrugëtimin tonë janë: Smart, Secure, Green.
Smart – Për sistemet dhe shërbimet inteligjente që TETRA sjell në Shqipëri
Secure – Për zgjidhjet më të sigurta që i ofrojmë biznesit në sistemet e parkimit dhe akses-kontrollit
Green – Për një mjedis dhe të nesërme më të pastër nëpërmjet karikuesve të automjeteve elektrike