Rrugëtimi ynë ka nisur në vitin 2007, e themeluar si një kompani me një vizion të qartë në ofrimin e zgjidhjeve në fushën e teknologjisë së informacionit për biznese të vogla, të mesme dhe korporata. Falë eksperiencës dhe menaxhimit të sukseshëm, këto 16 vite kanë qënë një histori suksesi, bazuar kjo në standartet e larta të vendosura nga kompania mëmë e grupit, CCS, e cila operon qysh prej vitit 1993 në tregun shqiptar.
TETRA lindi nga nevoja për të mbuluar atë pjesë të shërbimeve dhe zgjidhjeve që i mungonte tregut shqiptar, si zgjidhje inteligjente në fushën e sistemeve të akses-kontrollit për mjete dhe njerëz, zgjidhje për karikimin e automjeteve elektrike dhe fushën e automatizimit të proceseve të biznesit.
Kompania jonë sot është prezente me 2 vendndodhje të ndryshme, me zyrat qendrore ne qytetin e Tiranës dhe së fundmi me zyrën tonë të re në qytetin e Prishtinës për të ofruar eksperiencën dhe ekspertizën tonë edhe në tregun kosovar.